Shkenca bën një zbulim madhështor në lidhje me kanabisin

Një gjen që mendohet të rrisë rrezikun për tu bërë i varur nga kanabisi është zbuluar së fundmi shkencëtarët.

Lifestyle

20/06/2019 22:28

Studiuesit danezë shqyrtuan gjenet e mijëra njerëzve për të zbuluar shkakun e mundshëm gjenetik të çrregullimeve të përdorimit të kanabisit, transmeton lajmi.net.

Rezultatet treguan se njerëzit me çrregullime të përdorimit të kanabisit kishin më shumë gjasa të kishin variantin e gjenit CHRNA2.

Ekspertët përshëndetën gjetjen si ‘vërtetë të rëndësishme’, duke thënë se mund të hapë rrugën për të identifikuar njerëzit që mund të jenë në rrezik të abuzimit të drogës.

CHRNA2 rregullon një ‘receptor nikotine’ në tru. Nivelet e ulëta të këtij receptori kanë qenë të lidhura me një rrezik në rritje të abuzimit me kanabis.

Kjo gjetje mund të ndihmojë mjekët të trajtojnë dhe madje të parandalojnë varësinë nga kanabisi, shtoi ekipi i Universitetit Aarhus. /Lajmi.net/