Shkëmbimi i madh mes 76ers dhe Rockets – Embiid, Horford e Westbrook të përfshirë
Philadelphia 76ers dhe Houston Rockets mund të përfshihen në një shkëmbim të madh.

Sport
Emra si Joel Embiid, Al Horford dhe Russell Westbrook mund të ndryshojnë skuadër para fillimit të sezonit.
Embiid pritet t’i bashkohet makinerisë shënuese, James Harden, për të garuar për titullin e kampionit.
Sipas raportimeve nga ShBA, pakoja e shkëmbimit pritet të përfshijë plot gjashtë lojtarë, përcjell lajmi.net.
Russell Westbrook, Eric Gordon, Robert Covington dhe Danuel House mund të kalojnë te 76ers, për Joel Embiid dhe Al Horford që të kalojnë te Rockets.
Westbrook dhe Ben Simmons do të bënin një ‘dynamic duo’ të shkëlqyer, kurse Rockets do të fitonin një lojtar qendër, i cili i mungoi sezonin e kaluar. /Lajmi.net/