Shkëmbimet tregtare Francë – Kosovë arrijnë 100 milionë euro në 2024, 80 milionë euro eksporte franceze

Ambasada e Francës në Kosovë, ka njoftuar se partneriteti ekonomik mes Francës dhe Kosovës po intensifikohet. Ata kanë njoftuar se vetëm gjatë 2024-tës, shkëmbimet tregtare mes Francës dhe Kosovës arritën 100 milionë euro, shkruan lajmi.net. Nga 100 milionë euro shkëmbime tregtare, 80 milionë euro ishin eksporte franceze në Kosovë. “Kjo dinamikë është pjesë trajektores së…

Lajme

19/02/2026 12:04

Ambasada e Francës në Kosovë, ka njoftuar se partneriteti ekonomik mes Francës dhe Kosovës po intensifikohet.

Ata kanë njoftuar se vetëm gjatë 2024-tës, shkëmbimet tregtare mes Francës dhe Kosovës arritën 100 milionë euro, shkruan lajmi.net.

Nga 100 milionë euro shkëmbime tregtare, 80 milionë euro ishin eksporte franceze në Kosovë.

“Kjo dinamikë është pjesë trajektores së intensifikimit të vazhdueshëm: 67 milionë euro është totali i investimeve të drejtpërdrejta franceze (2008–2023), me një rritje të dukshme që nga viti 2020; Rritje 📈 prej 33% e shkëmbimeve tregtare në periudhën 2020–2024”, thuhet në njoftim.

Ambasada e Francës ka thënë se ata mbeten plotësisht te angazhuar për t’u ofruar përkrahje bizneseve, për të mbështetur investimet dhe për të forcuar partneritetet ndërmjet dy ekonomive tona. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: