Shkëlzen Jusaj viziton “Muqa Solar”, modelin e energjisë së ripërtërishme- flitet për bashkëpunimin e bizneseve kosovare e gjermane

Një delegacion i përbërë nga Kryetari i Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane në Kosovë, Shkëlzen Jusaj, anëtari i bordit Miftar Veseli dhe drejtori i Zyrës në Kosovë, Agim Kuleta janë pritur nga pronari i “Muqa Solar”, Xhevat Muqa dhe ekipi i tij profesional. Jusaj vizitoi “Muqa Solar” që njihet si model i suksesit në energjinë e…

Lajme

25/08/2025 14:53

Një delegacion i përbërë nga Kryetari i Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane në Kosovë, Shkëlzen Jusaj, anëtari i bordit Miftar Veseli dhe drejtori i Zyrës në Kosovë, Agim Kuleta janë pritur nga pronari i “Muqa Solar”, Xhevat Muqa dhe ekipi i tij profesional.

Jusaj vizitoi “Muqa Solar” që njihet si model i suksesit në energjinë e ripërtërishme.

Gjatë këtij takimi është prezantuar puna dhe partneriteti ndërkombëtar i kompanisë, ndërsa Jusaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimi në mes bizneseve kosovare dhe atyre gjermane, si dhe investimeve në energjinë alternative.

Jusaj theksoi poashtu që Unioni do të mbështesë çdo iniciativë dhe biznes qe kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e sektorit energjetik në Kosovë.

Vizitën e Unionit e vlerësoi “Muqa Solar” si model frymëzues të inovacionit dhe qëndrueshmërisë, duke e cilësuar atë shembull për zhvillimin ekonomik dhe energjetik të Kosovës./Lajmi.net/