“Shkëlqeni në fushë, i gjithë kombi po ju mbështet” – Ambasadorja e Izraelit mbështet Kosovën para ndeshjes me Turqinë
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka shkruar për ndeshjen Kosovë-Turqi që do të zhvillohet sonte. Ajo i ka uruar suksese sonte ekipit kombëtar të Kosovës. “I uroj ekipit kombëtar të futbollit të Kosovës çdo sukses sonte ndërsa përballeni me Turqinë në Prishtinë 🇽🇰 në këtë ndeshje vendimtare kualifikuese të Kupës së Botës —…
Lajme
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka shkruar për ndeshjen Kosovë-Turqi që do të zhvillohet sonte.
Ajo i ka uruar suksese sonte ekipit kombëtar të Kosovës.
“I uroj ekipit kombëtar të futbollit të Kosovës çdo sukses sonte ndërsa përballeni me Turqinë në Prishtinë 🇽🇰 në këtë ndeshje vendimtare kualifikuese të Kupës së Botës — një shans për paraqitjen tuaj të parë në turneun e vitit 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Puna juaj në grup, përkushtimi dhe shpirti juaj le të shkëlqejnë në fushë. I gjithë kombi po ju mbështet!”, ka shkruar Ziv.
Ajo ka shkruar gjithashtu “Forca Kosova, Forca Dardanët”. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Wishing Kosovo’s national football team every success tonight ⚽as you face Türkiye in Prishtina 🇽🇰 in this decisive World Cup qualification match — a chance for your first-ever appearance at the 2026 tournament in the USA ,Canada &Mexico 🌎🏆
May your teamwork, dedication, and… pic.twitter.com/NX2rvQHdFH
— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) March 31, 2026