Shkëlqen Shaqiri, Zvicra triumfon ndaj Bullgarisë

Zvicra ka triumfuar në udhëtim ndaj Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Sport

25/03/2021 19:49

Zviceranët shkëlqyen në pjesën e parë, ku shënuan tre gola të shpejtë, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, Shaqiri me një depërtim nga ana e djathtë plasoi goditje, por që goli fatkeqësisht nuk u llogarit në emrin e tij.

Embolo shënoi në min (7’) për të zhbllokuar rezultatin.

Shaqiri vazhdoi me paraqitje të mirë, ai dhuroi një asistim për Seferovic në min (10’) dhe pas tre min dhuroi një tjetër, këtë herë për Zuber min (13’).

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin, Bullgaria – Zvicra 0-3

Në pjesë ne dytë, bullgarët arritën të shënojnë menjëherë, Despodov shënoi golin e nderit në min (46’).

Ndeshja përfundoi dhe Zvicra arkëton tre pikë, rezultati përfundimtar, Bulgaria 1-3 Zvicra./Lajmi.net/