Shkëlqen Ibra me dygolësh, Milani mposht Cagliarin

AC Milani ka siguruar fitoren e radhës duke mposhtur në udhëtim Cagliarin me rezultat 0 - 2.

Sport

18/01/2021 22:37

Ylli i ndeshjes ishte Zlatan Ibrahimovic që shënoi të dy golat, shkruan lajmi.net.

Së pari, suedezi u tregua i saktë nga pika e bardhë duke zhbllokuar rezultatin, me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Ibrahimovic shënoi sërish për rezultatin 0 – 2 në minutën e 52-të.

Me këtë fitore, Milani largohet në kreun e tabelës me 43 pikë, derisa Cagliari renditët në pozitën e 17-të me 14 sosh./Lajmi.net/