“Shkelësit e Kushtetutës” – largohen pankartat e RDK-së nga dyert e Kuvendit

Pankartat e Rinisë Demokratike të Kosovës që u vendosën gjatë aksionit të tyre janë larguar nga dyert e Kuvendit të Kosovës. Në hyrje të Kuvendit të Kosovës ata kishin vendosur një fotografi në të cilën shihen kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari…

Lajme

15/08/2026 14:09

Pankartat e Rinisë Demokratike të Kosovës që u vendosën gjatë aksionit të tyre janë larguar nga dyert e Kuvendit të Kosovës.

Në hyrje të Kuvendit të Kosovës ata kishin vendosur një fotografi në të cilën shihen kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari mbi të cilët iu vendos etiketa ‘shkelësit e Kushtetutës’.

Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës prej disa ditësh ka bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive.