Shkatërruesit fitojnë Nobelin
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (Organisation for the Prohibition of Chemical Weapons – OPCW), e cila aktualisht e monitoron shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, është fituese e Çmimit Nobel për Paqe.
Lajme
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (Organisation for the Prohibition of Chemical Weapons – OPCW), e cila aktualisht monitoron shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, është fituese e Çmimit Nobel për Paqe.
Komiteti i Nobelit tha se ky Çmimi jepet për nder të “punës gjithëpërfshirëse për zhdukjen e armëve kimike”.
Organizata me qendër në Hagë, Holandë, është themeluar në vitin 1997, me qëllim të fuqizimit të Konventës mbi Armët Kimike.
Muajve të fundit, ajo ka dërguar inspektorët për t’i shkatërruar rezervat e armëve kimike të Sirisë.
Vlera monetare e Nobelit pë Paqe është 1.25 milionë dollarë.
Konventa mbi Armët Kimike, e miratuar në vitin 1993, ka kontribuar në shkatërrimin e gati 80 për qind të rezervave botërore të armëve kimike.
Siria, për të cilën konsiderohet se i ka rezervat më të mëdha të armëve kimike, pritet të jetë shteti i 131’të që do ta nënshkruajë Konventën.
Shpallja e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe.