Shkatërrimi i pyjeve në Jezerc, dyshohet se pylltarët po korruptohen (Video)
Ushtimat e sharrave motorike të prerësve ilegal në pjet e Jezercit mund të dëgjohen qysh herët në mëngjes.

Lajme
Të tillë ka me bollëk në këtë bjeshkë, deri sa malet në këtë anë janë duke u shkatërruar.
Pas prerjes trupat transportohen përmes traktorëve në drejtim të fshatit Maqitevë që është në komunën e Suharekës.
Naim Avdyli, ka punuar si roje pylli deri para 5 muajsh.
Ai pretendon se e di se pse po shkatërrohet pylli në këtë mënyrë, deri sa tani thotë se është larguar nga puna.
Ai fajëson dy teknikët e pylltarisë Muhamet Kalanica e Ismet Avdyli se bashkëpunojnë me dëmtues e marrin para nga ta.
Avdyli akuzon dy teknikët e lartcekur, se kanë lidhur marrëveshje me dëmtuesit më të mëdhenj.
