Shkarkohet Sulejman Rexhepi nga kreu i BFI-së, në vend të tij Shaqir Fetahu

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut sot shkarkoi nga detyra kryetatin e deritanishëm Sulejman Rexhepi.

Lajme

27/05/2020 13:52

Në vend të tij për ushtrues detyre u caktua Shaqir Fetahu, kryetari i deritanishëm i Myftinisë së Gostivarit.

Vetë Shaqir Fetahu lexoi vendimin pas mbledhjes së mbajtur në myftininë e Gostivari.

Ai tha se vendimi hyn në fuqi dhe se ka përkrahjen unanime të myftinive.

Sulejman Rexhepi ka mbi 15 vite që qëndron në krye të BFI-së ndërsa disa herë ka pasur tentime të pasuksesshme për ta larguar atë nga karrigia e udhëheqësit të këtij institucioni.

Kohëve të fundit ai u bë temë aktive e mediave për shkak të martesës me një vajzë rreth 50 vjet më të re se ai.

Ndërkaq para 2 javësh u publikua një video ku shihej se si udhëheqësit e medresesë së Shkupit dhe disa familjar të Sulejman Rexhepit e shanin heroin tonë kombëtarë, Komandantin Legjendarë, Adem Jasharin.