Shkarkohet Shpat Kasapi nga pozita që mbante në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut pasi u kap me drogë
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e ka shkarkuar këngëtarin Shpat Kasapi, nga pozita e këshilltarit të tij.

ShowBiz
Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri, Artan Grubi.
Shkarkimi i Kasapit erdhi pas raportimeve se ai është kapur me drogë para një muaji në lagjen “Gjorce Petrov” në afërsi të SP PLANET në Maqedoninë e Veriut.
Lexo edhe:
Sipas mediave atje, bëhet me dije se ai është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një padi, por më pas është liruar dhe pritet të gjykohet në liri.
Ndërsa vet Shpat Kasapi për Klan Kosova e ka mohuar një gjë të tillë. Sipas tij, ai aktualisht gjendet në Tiranë për xhirimet e festave të fundvitit.
Lexo edhe:
Pas akuzave se është kapur me drogë, ‘lajmërohet” Shpat Kasapi