Shkarkohet Scaramucci

Sekretari për media i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci, është pushuar nga puna më pak se dhjetë ditë pasi u emërua.

Bota

31/07/2017 21:19

Ish financieri, që postin e mori të premten e shkuar, ka ngjallur shumë reagime pasi thirri një gazetar për të shfryrë mërinë e tij ndaj disa kolegëve.

Caktimi i tij në këtë post bëri që nga Shtëpia e Bardhë të largohen Reince Priebus, shef i stafit të presidentit, dhe ish-sekretari për media, Sean Spicer.

Vendimi për shkarkimin e Scaramucci nga posti është marrë nga shefi i ri i stafit të Trump, John Kelly, raportojnë mediat amerikane.