Shkarkohet Inzaghi?

Filippo Inzaghi mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Milanit, nëse skuadra e tij nuk fiton kundër Veronës të shtunën.

Sport

04/03/2015 12:32

Filippo Inzaghi është në rrezik. Ish sulmuesi italian mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Milanit në rast se ekipi nuk shënon fitore ndaj Veronës të shtunën në San Siro.

Rossonerët kanë kaluar një stinor të dobët dhe aktualisht gjenden në pozitën e dhjetë në Serie A.

Inzaghi nuk ka arritur të ringjall ekipin pas dëshpërimeve të edicionit të shkuar dhe sipas mediave italiane, në rast se Milan nuk e mposht Veronën të shtunën, atëherë ai do të lirohet nga detyra.