Shkarkimi i Veliajt – Këshilli i Ministrave i paraqet argumentet Gjykatës Kushtetuese

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka dorëzuar zyrtarisht pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin dhe arsyetimin ligjor që mbështet vendimin për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025 në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t’u paraqitur në detyrë prej datës 10…

Lajme

16/10/2025 17:05

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka dorëzuar zyrtarisht pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin dhe arsyetimin ligjor që mbështet vendimin për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025 në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t’u paraqitur në detyrë prej datës 10 shkurt 2025, për shkak të vendosjes ndaj tij të masës shtrënguese të sigurimit personal. Pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale, gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pranuar heqjen e masës, apo zëvendësimin me një masë tjetër shtrënguese që do të mundësonte paraqitjen në detyrë.

Këshilli Bashkiak Tiranë ka konstatuar se mosparaqitja në detyrë, në rrethanat e sipërcituara dhe për një periudhë më të gjatë se tre muaj, përbën shkak ligjor për të propozuar shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, mbështetur në shkronjën “c”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar. e Fakti juridik i pamundësisë së paraqitjes në detyrë është fakt publik dhe vërtetësia e tij nuk mund të vihet në dyshim.

Po kështu nuk mund të vihet në dyshim shqetësimi këshilltarëve bashkiakë për dëmin e rëndë që i shkakton nevojave te qeverisjes së kryeqytetit dhe interesit të qytetarëve të Tiranës, mungesa e zgjatur në detyrë Kryetarit të Bashkisë. Këshilli Bashkiak ka propozuar shkarkimin, si rruga e vetme ligjërisht e mundëshme në dorën e tij me qëllim fillimin e procedurave të mëtejshme, për të rikthyer normalitetin qeverisës në Bashkinë Tiranë. Ky vullnet politik dhe ligjor i përfaqësuesve të zgjedhur të Kryeqytetit nuk mund të neglizhohet dhe Këshilli i Ministrave nuk ka asnjë alternativë tjetër, veçse të finalizojë procedurën ligjore të shkarkimit.” thuhet në përmbledhjen shpjeguese të vendimit.

“Kundërshtimi i vendimit në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të pežlilöjë efektet e tij, sepse Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente për shkarkimin për shkage të tjera, përveç atyre të përcaktuara nga pika 1, e nenit 115, të Kushtetutës dhe shkronja “a”,e Nr.fletë: nenit 62, të ligjit nr.139/2015 dhe paraqitja e ankimit në Gjykatën Kushtetuese, në organin e gabuar për shqyrtimin e mjeteve ligjore të ankimit, nuk sjell efekte juridike. Po kështu, paraqitja e ankimit në gjykatën administrative kompetente nuk pezullon automatikisht efektet juridike të aktit.” thuhet ndër të tjera.