Shkarkimi i Besim Kelmendit nga pozita e u.d të Kryeprokurorit të Shtetit – KPK jep detaje nga takimi
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dhënë detaje nga takimi i 278-të është mbajtur sot. KPK ka thënë se në hapje të takimit, zëvendëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli ka paraqitur një propozim për procedimin me votim për shkarkimin nga detyra të Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Ky propozim është kundërshtuar nga disa…
Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dhënë detaje nga takimi i 278-të është mbajtur sot.
KPK ka thënë se në hapje të takimit, zëvendëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli ka paraqitur një propozim për procedimin me votim për shkarkimin nga detyra të Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Ky propozim është kundërshtuar nga disa anëtarë të Këshillit, të njëjtit e lëshuan takimin në shenjë mospajtimi.
“Pas një ndërprerjeje të shkurtër, Kryesuesi Hajdaraj, së bashku me anëtarët tjerë të pranishëm të KPK-së, vazhduan takimin, me të vetmen pikë të rendit të ditës: shqyrtimin e propozimit për shkarkimin nga detyra të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Kelmendi, ku u miratua shkarkimi i tij. Në vijim, Këshilli Prokurorial i Kosovës mori vendim për caktimin e z. Agron Qalaj, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, në detyrën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, ka njoftuar KPK. /Lajmi.net/