​Shkalla e papunësisë në Turqi rritet në 9.6% në qershor

Shkalla e papunësisë në Turqi ishte 9.6% në qershor, me 0.1% më shumë se në maj, tha të enjten autoriteti statistikor i vendit. Numri i të papunëve, të moshës 15 vjeç e më shumë, u rrit me 2,000 në 3.3 milionë në qershor në baza mujore, sipas Institutit të Statistikave Turke (TurkStat). Shkalla e papunësisë…

Bota

10/08/2023 14:14

Shkalla e papunësisë në Turqi ishte 9.6% në qershor, me 0.1% më shumë se në maj, tha të enjten autoriteti statistikor i vendit.

Numri i të papunëve, të moshës 15 vjeç e më shumë, u rrit me 2,000 në 3.3 milionë në qershor në baza mujore, sipas Institutit të Statistikave Turke (TurkStat).

Shkalla e papunësisë ishte 7.8% për meshkujt dhe 13.2% për femrat, shkruan AA, përcjell KosovaPress.

Norma e punësimit ka arritur në 47.8% në qershor, me një rënie prej 0.6 pikë përqindjeje nga muaji në muaj.