Shkak aksidenti- Humb jetën një 56 vjeçar në Lezhë
Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 një aksident me vdekje ka ndodhur tek mbikalimi Ishull-Lezhë. Një makinë tip Benz me drejtues M.M., është përplasur me një motomjet me drejtues Pavlin Ndoj, 56 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital por nuk i ka mbijetuar plagëve…
Lajme
Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 një aksident me vdekje ka ndodhur tek mbikalimi Ishull-Lezhë.
Një makinë tip Benz me drejtues M.M., është përplasur me një motomjet me drejtues Pavlin Ndoj, 56 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Ndërsa drejtuesi i makinës M.M., është shoqëruar për në komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit./vizionplus.tv