Shiu përmbyti pjesë të Ulqinit (Foto)
Në Malin e Zi sot ka pasur të reshura të mëdha të shiut. Në pjesën veriore të këtij shteti ka pasur të reshura të mëdha bore.
Lajme
Qyteti i Ulqinit, i cili është i banuar kryesisht me shqiptarë, ka pasur të reshura të mëdha të shiut, që kanë shkaktuar edhe vërshime.
Niveli i lartë i ujit madje pothuajse ka mbuluar edhe veturat, duke bërë kështu të pakalueshme rrugët nëpër qytet.
Ende nuk dihet se cilat do të jenë dëmet materiale nga ky shi i madh, por nga fotot e publikuara mund të hamendësoni edhe për disa dëme të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut në qytetin e Ulqinit.