Shitja e kafshëve për Fitër Bajram lejohet vetëm në Bernicë të Poshtme
Komuna e Prishtinës njofton qytetarët dhe shitësit e kafshëve se me rastin e Festës së Fitër Bajramit, më 18 dhe 19 mars 2026, shitja e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera do të zhvillohet ekskluzivisht në parkingun në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në fshatin Bernicë e Poshtme (ish tregu i automjeteve). Sipas njoftimit zyrtar, në këtë…
Lajme
Komuna e Prishtinës njofton qytetarët dhe shitësit e kafshëve se me rastin e Festës së Fitër Bajramit, më 18 dhe 19 mars 2026, shitja e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera do të zhvillohet ekskluzivisht në parkingun në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në fshatin Bernicë e Poshtme (ish tregu i automjeteve).
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë lokacion lejohet vetëm shitja e kafshëve, ndërsa therja ose prerja e tyre është e ndaluar në çdo rrethanë.
Komuna apelon te të gjithë shitësit që gjatë aktivitetit të kujdesen për mbrojtjen e ambientit dhe të shmangin hedhjen e mbeturinave.
Inspektorati i Kryeqytetit do të monitorojë mbarëvajtjen e aktivitetit dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjithë atyre që zhvillojnë aktivitet jashtë lokacionit të autorizuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.