‘Shitet’ Di Maria

Real Madrid i ka dhënë leje Angel di Marias që të negociojë transferimin në Manchester United, përderisa gjiganti anglez është në gjendje të paguajë 50 milionë funte për shërbimet e tij.

Sport

19/08/2014 12:03

Angel di Maria ka marrë leje për t’u transferuar në Manchester United në marrëveshje me vlerë prej 50 milionë funte.

Ylli i Real Madrid është objektivi kryesor i Unitedit në ditët e mbetura të afatit kalimtar të verës. Los Blancos kanë qenë të heshtur për të ardhmen e futbollistit, por tabloidi britanik “The Sun” ka njoftuar se trajneri Carlo Ancelotti i ka dhënë leje atij që të transferohet në Old Trafford.

Real Madrid ka njoftuar Di Marian se mund t’i bashkohet Unitedit – nëse dëshiron – përderisa klubi anglez paguan 50 milionë funte për shërbimet e tij.

Paris Saint-Germain është tërhequr nga interesimi për blerjen e Di Marias, kurse Arsenal dhe Monaco, dy klube të tjera që spekulohej se po ashtu janë të interesuara për argjentinasin, janë duke kërkuar futbollistë të tjerë.