Shitës/e e kamarier/e – Dy pozitat më të kërkuara në treg për vitin 2023-2024
Instituti GAP ka publikuar raportin me titull “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”. Në këtë raport, GAP ka publikuar edhe të dhënat e pozitave më të kërkuara në tregun e Kosovës gjatë vitit 2024. Pozitat më të kërkuara sipas GAP, janë shitëse/e (sektorist/e, arkatar/e), dhe punët në…

Lajme
Instituti GAP ka publikuar raportin me titull “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”.
Në këtë raport, GAP ka publikuar edhe të dhënat e pozitave më të kërkuara në tregun e Kosovës gjatë vitit 2024.
Pozitat më të kërkuara sipas GAP, janë shitëse/e (sektorist/e, arkatar/e), dhe punët në gastronomi si kamarier/e, kuzhinier/e, enëlarës/e dhe recepsionist/e.
Pas tyre vijnë zyrtarë, asistentë, agjent të thirrjeve e shitjeve, këshilltar e analist të ndryshëm e profesione të tjera.
Në rast se institucionet në Kosovë krijojnë programe trajnimesh, ri-aftësimi etj., të zbërthyera më poshtë në këtë punim, do të mund të bëhej një përfshirje më e lehtë dhe e shpejtë e personave jo-aktivë në tregun e punës në periudhën afatshkurtër, si dhe do të kishim një përgatitje dhe përshtatje të tregut të punës edhe me trendet në shumë sektorë edhe për periudhën afatmesme dhe afatgjatë.