Shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë në sfidën Poloni–Shqipëri

Federata e Futbollit e Shqipërisë ka bërë të ditur se interesimi i madh i tifozëve kuqezi ka bërë që të gjitha biletat e rezervuara për ta në ndeshjen ndaj Polonisë të shiten plotësisht. Për këtë përballje të rëndësishme të fazës “play-off” për Kupën e Botës 2026, FSHF kishte hapur më herët një proces aplikimi për…

Sport

25/03/2026 09:47

Federata e Futbollit e Shqipërisë ka bërë të ditur se interesimi i madh i tifozëve kuqezi ka bërë që të gjitha biletat e rezervuara për ta në ndeshjen ndaj Polonisë të shiten plotësisht.

Për këtë përballje të rëndësishme të fazës “play-off” për Kupën e Botës 2026, FSHF kishte hapur më herët një proces aplikimi për tifozët shqiptarë. Për shkak të kërkesës së lartë, përzgjedhja e përfituesve është realizuar përmes një shorti elektronik, transmeton lajmi.net.

Në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë pritet një prani e madhe e mbështetësve shqiptarë, të cilët do të jenë në numrin maksimal të lejuar për të përkrahur Kombëtaren në këtë ndeshje vendimtare.

Takimi ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë zhvillohet të enjten, më 26 mars, duke nisur nga ora 20:45. Në rast fitoreje, Shqipëria do të sigurojë një vend në finalen e “play-off”-it, ku do të përballet me fituesin e duelit Ukrainë–Suedi./lajmi.net/