Shiten 1 milion PS4 në ditë

Sony ka njoftuar se ka shitur një milion kopje të produktit më të ri PlayStation 4, në harkun e një ditë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, ku PSG4 doli në shitje nga 15 nëntori. Kjo nënkupton se ky është fillimi më i mirë që ka pasur ndonjëherë në histori ky ‘aparat’…

Auto & Tek

21/11/2013 06:00

Sony ka njoftuar se ka shitur një milion kopje të produktit më të ri PlayStation 4, në harkun e një ditë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, ku PSG4 doli në shitje nga 15 nëntori.

Kjo nënkupton se ky është fillimi më i mirë që ka pasur ndonjëherë në histori ky ‘aparat’ i video-lojërave, duke e kaluar rekordin që e mbante PlayStation 2, i cili në fillim ishte shitur në Japoni në vitin 2000 me 980,000 kopje në ditën e lansimit.

Sony shpreson që të vazhdojë me këtë ritëm edhe në momentin që PS4 do të arrijë edhe në Evropë dhe Amerikën e Jugut, më 29 nëntor.

Ky gjigant i teknologjisë shpreson që t’i shesë 3 milionë kopje të PlayStation 4 gjatë këtij viti. Ndërkohë, objektiv tjetër i PS4 është që t’i kalojë 80 milionë kopjet e shitura deri tash nga PlayStation 3, i cili kishte dalë në shitje në vitin 2006.

Të gjithë sytë tashmë do të jenë të përqendruar tek rivali kryesor Xbox nga Microsofti, i cili do ta zbulojë versionin e ri, Xbox One, që do të dalë në shitje më 22 nëntor.