“Shina ishte e çarë”, del raporti për aksidentin tragjik në Spanjë

Një raport fillestar zbuloi se një çarje në një pjesë të binarëve “ndodhi para kalimit” të një treni me shpejtësi të lartë që doli nga shinat, duke shkaktuar katastrofën hekurudhore të së dielës së kaluar në Spanjë në të cilën vdiqën 45 persona. Një tren i drejtuar nga kompania private Iryo doli nga shinat të…

Bota

24/01/2026 11:10

Një raport fillestar zbuloi se një çarje në një pjesë të binarëve “ndodhi para kalimit” të një treni me shpejtësi të lartë që doli nga shinat, duke shkaktuar katastrofën hekurudhore të së dielës së kaluar në Spanjë në të cilën vdiqën 45 persona.

Një tren i drejtuar nga kompania private Iryo doli nga shinat të dielën e kaluar dhe vagonët e tij të pasmë kaluan në shinat e kundërta në rrugën e një treni që vinte përballë, të drejtuar nga kompania shtetërore Renfe, raporton BBC.

Komisioni hetimor hekurudhor i CIAF tha se jo vetëm që vagonët e përparmë të trenit Iryo që qëndruan në shina kishin “gërvishtje” në rrotat e tyre, por edhe tre trena të mëparshëm që kaluan mbi shina më parë kishin.