Shikonte film porno me volumin në maksimum, intervenon policia
Policia u habit kur gjeti një banor, i cili kishte probleme me të dëgjuarit, teksa shikonte një film porno, me volumin deri në maksimum, duke tmerruar fqinjët.

Bota
Banorët e një qyteti të qetë spanjoll u detyruan të thërrasin policinë, pas dëgjimit të britmave me zë të lartë, të martën, në lagjen e tyre, zakonisht të qetë.
Por kur policët arritën për të hetuar se çfarë po ndodhte, ata ishin të habitur kur dëgjuan britma histerike, që në fakt vinin nga një film pornografik.
Ata hasën televizorin i cili e kishte nivelin e zërin në maksimum. Personi gjithashtu i kishte të hapura plotësisht dritaret e banesës së tij.
Policia në Rubi të Katalonisë, urdhëroi personin në fjalë që të ja ul zërin televizorit, raporton La Vanguardia.
Ata gjithashtu kërkuan nga ai që herave tjera të sillet më me konsideratë me komunitetin e tij. (lajmi.net)