“Shikoni si i kemi vrarë”, gjenerali sirian numëron trupat e vdekur të militantëve të ISIS-it (Video+18)

Një zyrtar i lartë i ushtrisë siriane është filmuar me krenari duke ecur dhe numëruar qindra militantë të vdekur të ISIS-it, që ishin shpërndarë nëpër një terren me rërë.

Bota

24/11/2016 13:54

Gjeneral majori sirian Issam Zahreddine, që është një nga figurat kryesore në luftën kundër fraksionit terrorist, shihet në një video të postuar në internet duke numëruar kufomat e përgjakura, transmeton Telegrafi.

Zahreddine është kreu i Gardës elitare të presidentit sirian, që për fokus ka mbrojtjen e Damaskut nga militantët e ISIS-it.

Sidoqoftë, videoja e postuar në internet është filmuar në Deir ez-Zor në pjesën lindore të Sirisë, vend ky që ISIS-i ka filluar ofensiva të ashpra. /Telegrafi/