Shikoni reagimin e Haaland pas lëndimit që pësoi Morey

Mateu Mori pësoi një lëndim të rëndë në fitoren e thellë në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë ndaj skuadrës Holstein Kiel.

Sport

02/05/2021 12:52

Haaland nuk mundi ti ndihmojë skuadrës, por i mbështeti nga tribunat, shkruan lajmi.net.

Fatkeqësia e tij ishte se mundi ta shihte lëndimin e tmerrshëm të mbrojtësit spanjoll, Mateu Morey.

Moreu e zuri keq këmbën në min 71′ të ndeshjes, ku më pas u zëvendësua menjëherë. Ky lëndim ishte paska i njëjtë me atë të Kourt Zoumas ndaj Liverpoolit para disa vitesh në Premierligë.

Ajo çfarë ra në sy ishte reagimi i Haaland, ku norvegjezi nuk mundi të shohë të gjithë situatën e krijuar me kolegun e tij.

Ende nuk është konfirmuar koha e mungesës së Morey nga Borussia Dortmund./Lajmi.net/