Shikojeni videon e plotë të ikjes së El Chapos nga burgu i sigurisë së lartë (Video)
Është shfaqur në internet videoja e plotë e ikjes nga burgu i sigurisë së lartë Altiplano, të bosit më të kërkuar të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, shkruan Mirror.

Bota
Një televizion meksikan ka transmetuar sot videon me zë, ku pretendohet se 56-vjeçari Sinaloa së bashku me bashkëpunëtorët e tij kishin hapur një tunel për tu arratisur nga burgu pa u ra në sy rojeve, të cilët çuditërisht nuk kishin dëgjuar ndonjë zhurmë të gërmimeve apo çekiçëve, transmeton lajmi.net.
Sipas mediave meksikane, gardianëve të burgut u janë dashur të kalojnë plotë 26 minuta që të kuptojnë se El Chapo ka ikur, edhe përkundër faktit që qelia e tij monitorohej 24 orë nga kamerat e sigurisë. (lajmi.net)
