Shiko sfidën akullt të pacientit më të famshëm me ALS! (VIDEO)

Fizikani më i famshëm në botë, Stephen Hawking i cili vuan nga sëmundja ALS, është përfshirë në aksionin humanitarë, “Sfida e kovës me ujë të akullt”, por ai e ka bërë në mënyrën e tij. 

Bota

30/08/2014 20:02

Hawking iu drejtua publikut duke shpjeguar se për shkak të pneumonisë të cilën e mori vitin e kaluar, nuk do të ishte veprim i mençur që vetë të lagej me ujë të akullt, por tha se për të do ta bëjnë fëmijët e tij. 

Ndryshe nga shumica e pacientëve të diagnostifikuar me këtë sëmundje, të cilët arrijnë të mbijetojnë vetëm disa vite, Hawking është 72 vjeçar, dhe vazhdon të luftojë me “armikun” e tij.

Ai pastaj kërkoi nga të gjithë që të ndihmojnë duke dhënë donacione që të bëhet e mundur të gjendet ilaçi për këtë sëmundje të tmerrshme.   

Ai ka nominuar për  Ice Bucket Challenge, Drejtorin e Muzeut të Shkencës Ian Blatchford and the Chancellor and Kancelarin dhe zv.kancelarin e Universitetit Cambridge, Lord Sainsbury dhe Leszek Borysiewicz. (lajmi.net)