Shihni se si kamarierat ia “përplasin” torten fytyrës klienteve

Një video e një kamerieri që përplasë tortën në fytyrën një klienteje është bërë virale në rrjetet sociale.

Fun

08/11/2018 18:52

Video incizimi 21-sekondësh u mundësua nga një klient prezent në një restorant në Ukrainë, raportoi The Mirror. Sipas së përditshmes britaneze, incidenti ndodhi kur kamarieri në restorant u lodh duke u trajtuar në mënyrë të vrazhdë nga të dy kliente, transmeton lajmi.net.

Në video shihet dy kamarierë duke pasur një konflikt verbal me dy kliente, duke refuzuar që ta konsumojnë tortën e porositur nga këto dy të fundit. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, njëri kamarier përplasi tortën në fytyrën e njërës nga klientet, veprim pas të cilit klientja tjeter hodhi ujë mbi kamarierin.

Pas kësaj, kamerieri tjetër hodhi edhe tortën që mbante në fytyrën e zonjës tjetër. Zëdhënësi i restorantit tha në faqen e internetit të lajmeve se konsumatorët ishin shumë të pasjellshëm dhe kamarierët “nuk mundën të toleronin tonin e tyre”, prandaj ata bënë atë që duhej. Ndërsa situata u provokua nga konsumatorët, kamarierët nuk do të ndëshkohen, sipas tij.

YouTube player