Shifra të kripura! “Super Mario” thyen rekord, kaseta e vjetër e videolojës shitet për çmimin marramendës
Super Mario 64 ishte loja më e shitur për sistemin Nintendo 64 dhe njihet gjerësisht si një lojë e rëndësishme në historinë e videolojërave.
Auto & Tek
Shumë prej nesh janë rritur me videolojën “Super Mario” që tanimë është kthyer në nostalgji të fëmijërisë, transmeton lajmi.net.
Së fundmi, një kopje e rallë e kësaj loje ka thyer të gjitha rekordet dhe është shitur në ankand për më shumë se 1.5 milion dollarë. Kaseta e vitit 1996 ishte një nga platformat 3D më të hershme.
Ajo ishte gati si e re dhe shtëpia e ankandit tha se kishte më pak se 5 kopje në gjendje kaq të mirë. Kopjet më të rralla të lojërave të famshme tërheqin shumë oferta.
Super Mario 64 ishte loja më e shitur për sistemin Nintendo 64 dhe njihet gjerësisht si një lojë e rëndësishme në historinë e videolojërave dhe ende konsiderohet ndër ato më të mirat të realizuara ndonjëherë. Kompania që qëndron pas shitjes “Heritage Auctions”, u surprizuua me çmimin e madh që u ofrua për të.
Shumë njerëz u shprehën të habitur që videoloja Super Mario – e cila shiti miliona dhe miliona kopje në gjithë botën – të kishte një vlerë moetare kaq të madhe pas shumë vitesh.
Kjo theu një tjetër rekord të vendosur vetëm dy ditë më parë, të mbajtur nga një kasetë origjinale “Legend of Zelda”.
Ajo u shit për 870,000 dollarë të premten, duke e bërë atë për pak kohë lojën më të shtrenjtë në botë, por vetëm për pak pasi “SuperMario” e rrëzoi shumë shpejt nga froni. /Lajmi.net/