Shifra shqetësuse: Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, në të gjitha rastet viktimat janë femra
Shtatë raste të dhunës në familje kanë ndodhur vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Gjakovë, Malishevë, Mitrovicë e Leposaviq. Në të gjitha këto raste, viktima kanë qenë femrat. Rastet e raportuara: Prishtinë 09.12.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është shqetësuar nga ish-bashkëshorti i saj.…
Lajme
Shtatë raste të dhunës në familje kanë ndodhur vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Podujevë, Gjakovë, Malishevë, Mitrovicë e Leposaviq.
Në të gjitha këto raste, viktima kanë qenë femrat.
Rastet e raportuara:
Prishtinë 09.12.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është shqetësuar nga ish-bashkëshorti i saj. Sipas ankueses i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar, të njëjtit pas intervistimit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Podujevë 08.12.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai përmes telefonit kishte kanosur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 09.12.2025 – 18:00. Është raportuar se bashkëshorti i viktimës ka shkaktuar dhunë në familje. I dyshuari është intervistuar, ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit mbahet në ndalim policor deri në këndellje.
Gjakovë 08.12.2025 – 22:29. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga ish-burri i saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Malishevë 09.12.2025 – 13:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga ish-nusja e djalit të saj. Është intervistuar e dyshuara e cila më pas me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Mitrovicë 09.12.2025 – 15:00. Është raportuar se ankuesja femër kosovare, pas një mosmarrëveshje të çastit, vëllai i saj e ka sulmuar atë fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Leposaviq 09.12.2025 – 13:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar nga djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjatë 24 orëve të fundit, është arrestuar një person për dhunë në familje që ka ndodhur më 8 dhjetor. Ai është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 08.12.2025 – 17:24. Më 09.12.2025 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/