Shifra marramendëse me të cilën u pagua Notis Sfakianakis për koncertin në Tiranë

Performanca e këngëtarit grek, Notis Sfakianakis është komentuar shumë qysh prej konfirmimit të datës së koncertit.

ShowBiz

02/06/2018 12:00

Ishin bërë thirrje për ta anuluar këtë koncert, për shkak se Sfakianakis njihet për qëndrimet e tij kundër shqiptarëve, shkruan lajmi.net.

Madje edhe disa prej artistëve tanë kishin bërë thirrje për bojkot të koncertit, duke ia kujtuar deklaratat e këngëtarit.

Megjithatë koncerti është mbajtur, ndërsa ishte Arian Çani ai i cili në emisionin e tij “Zonë e Lirë” ka zbuluar shifrën se sa është paguar ai.

Derisa po bisedonte me të ftuarën e tij, Anxhela Peristerin, Çani i thotë “E di sa mori Sfakianakis? 80 mijë euro, të cilat janë pak për një katund si i yni”. /Lajmi.net/