Shfrytëzonin fëmijët e mitur për të lypur në plazh, procedohen dy shtetas
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, gjatë patrullimeve të vazhdueshme, me qëllime garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin dhe goditjen e pa ligjshmërive, kanë konstatuar tre fëmijë dhe pesë shtetas të rritur, duke lypur në rrugë. Për rastet e konstatuara, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur…

Lajme
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, gjatë patrullimeve të vazhdueshme, me qëllime garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin dhe goditjen e pa ligjshmërive, kanë konstatuar tre fëmijë dhe pesë shtetas të rritur, duke lypur në rrugë.
Për rastet e konstatuara, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetasit A. B., 54-vjeç dhe E. A., 34-vjeç, pasi dyshohet se shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur, për të lypur në zonën e plazhit.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për pesë rastet e lypjes nga shtetasit e tjerë, të moshave 21-40 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, raporton KosovaPress.