“Shfrytëzimi seksual i fëmijës”- Po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, ekstradohet nga Kosova në Turqi shtetasi turk
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë dje ka ekstraduar nga Kosova në Turqi një shtetas turk. “I dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të…
Lajme
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë dje ka ekstraduar nga Kosova në Turqi një shtetas turk.
“I dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Turqisë nën dyshimin e përfshirjes në vepra penale si: “Shfrytëzimi seksual i fëmijës” dhe “Privimi i lirisë së fëmijës”, të sanksionuar sipas kodit penal të shtetit turk”,thuhet në njoftimin për media.
Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre turke./Lajmi.net/