Shevchenko: Dua të jem trajner i kësaj skuadre

Andriy Shevchenko ka thënë se një ditë do të donte të ishte trajner i Milanit.

Sport

08/05/2019 19:34

Legjenda e rossonerëve, aktualisht është trajner i Kombëtares së Ukrainës, dhe në të ardhmen ka shpalosur dëshirën e tij për të drejtuar Milanin.

“Milan janë një klub që janë pjesë e jetës sime, por në këto momente jam i zënë me ekipin tim kombëtar”, ka deklaruar Shevchenko, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ata tashmë kanë Gattuson, i cili është duke bërë një punë të madhe”.

“Sigurisht që një ditë do të doja të jem trajner i Milanit, sepse unë jam shumë i lidhur me këtë klub, me tifozët dhe me ish shokët e ekipit tim”./Lajmi.net/