Shëtitja njëditore e Mefail Bajqinovcit në Veri, publikon foto të njëpasnjëshme nga Leposaviqi e Banjska

Deputeti i Lëvizjes Mefail Bajqinovci njihet si “opozitar” i zëshëm. Por siç duket ditët e fundit ai më shumë po merret me veriun e vendit. Deputeti Bajqinovci madje ka zgjedhur që një ditë të tërë ta kaloj në Leposaviq. E për të treguar këtë ai publikoi fotografi të shumta, pikërisht gjatë qëndrimit dhe siç tha…

Lajme

02/07/2024 09:14

Deputeti i Lëvizjes Mefail Bajqinovci njihet si “opozitar” i zëshëm.

Por siç duket ditët e fundit ai më shumë po merret me veriun e vendit.

Deputeti Bajqinovci madje ka zgjedhur që një ditë të tërë ta kaloj në Leposaviq.

E për të treguar këtë ai publikoi fotografi të shumta, pikërisht gjatë qëndrimit dhe siç tha ai “shëtitjes” në Leposaviq.

Përpos kësaj, deputeti Bajqinovci zgjodhi që të kaloj paksa edhe në Zveçan, saktësisht në pikën kyçe të Policisë së Kosovës atje në Banjskë.

Duhet përkujtuar që deputetë të VV-së, por edhe qeveritar të shumtë po zgjedhin që së fundi të qëndrojnë atje.

Madje këta të fundit shpesh herë kanë zgjedhur edhe të “pushojnë” në Liqenin e Ujmanit./Lajmi.net/