Shesheli refuzon të kthehet në Hagë

Lideri radikal në Serbi, Vojsllav Sheshel, ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet kërkesës së Dhomës së Apelit në Tribunalin e Hagës, për t’u kthyer në Hagë deri më 26 maj të këtij viti.

Lajme

22/05/2015 16:10

Ai ka thënë se asnjëherë në mënyrë vullnetare nuk do t’i dorëzohet këtij tribunali.

Megjithatë, institucionet e drejtësisë në Serbi, ende nuk kanë pranuar diçka zyrtare lidhur me këtë kërkesë të Tribunalit të Hagës.

Sheshel ka thënë për B92 se ligji parasheh që procesi gjyqësor duhet të fillojë në gjykatat vendore, për të vendosur më pas për ekstradim jashtë vendit, transmeton lajmi.net.