“Sherrin ka me ta pa Kosova”: Musliu thotë se po konfirmohet deklarata e Kadri Veselit për Albin Kurtin

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kujtuar deklaratat e Kadri Veselit që dikur thoshte se kryeministrit aktual Albin Kurti “Kosova ka me ia pa sherrin”. Musliu tha se Kosova “po ia sheh sherrin” pushtetit aktual, dhe se deklarata e Veselit po finalizohet. “Deklarata e Kadri Veselit që Kosova ka me ia pa sherrin po finalizohet.…

Lajme

10/03/2026 08:50

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kujtuar deklaratat e Kadri Veselit që dikur thoshte se kryeministrit aktual Albin Kurti “Kosova ka me ia pa sherrin”.

Musliu tha se Kosova “po ia sheh sherrin” pushtetit aktual, dhe se deklarata e Veselit po finalizohet.

“Deklarata e Kadri Veselit që Kosova ka me ia pa sherrin po finalizohet. Çka me bë tash? [Kurti] dyshoj se vetëm këtë vend s’e do, vetëm vendit të vet nuk ia do të mirën, vetëm për Kosovën nuk punon, punon për Nenad Rashiqin”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

Deklarata e Musliut erdhi pas hektarëve tokë që Nenad Rasic tha para dy dite se “hatri i tij” Kurti ia kishte dhënë në Manastirin e Deçanit.