Sherri në TikTok del jashtë kontrollit – Diamanti Blu rrihet në transmetim të drejtpërdrejtë!

Rrjetet sociale sërish janë tronditur nga një ngjarje e pazakontë. TikTokeri i njohur Diamanti Blu është sulmuar fizikisht gjatë një transmetimi live, pasi kishte ofenduar publikisht një tjetër emër të njohur të TikTok-ut – Aronin, transmeton lajmi.net Pamjet e incidentit janë përhapur me shpejtësi në rrjete sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit dhe…

ShowBiz

27/08/2025 11:17

Rrjetet sociale sërish janë tronditur nga një ngjarje e pazakontë.

TikTokeri i njohur Diamanti Blu është sulmuar fizikisht gjatë një transmetimi live, pasi kishte ofenduar publikisht një tjetër emër të njohur të TikTok-ut – Aronin, transmeton lajmi.net

Pamjet e incidentit janë përhapur me shpejtësi në rrjete sociale, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit dhe përdoruesit e platformës. Sipas informacioneve fillestare, disa persona të paidentifikuar e kanë sulmuar Diamantin gjatë live-it, për shkak të deklaratave të tij ndaj Aronin, me të cilin ka pasur përplasje virtuale prej javësh, transmeton lajmi.net.

Ky nuk është rasti i parë që konfliktet virtuale në TikTok përfundojnë në dhunë fizike. Në vitet e fundit, rrahjet dhe përplasjet mes TikTokerëve në Shqipëri dhe Kosovë janë shtuar ndjeshëm, duke ngritur shqetësime për ndikimin negativ të përmbajtjes toksike dhe mungesën e kontrollit në rrjetet sociale.

Deri tani, nuk ka ende një reagim zyrtar nga vetë Diamanti Blu apo nga autoritetet për incidentin./lajmi.net/