Sherri i disa posterëve, PZAP gjobit PDK-në me 19 mijë euro
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Partinë Demokratike të Kosovës. Gjoba ndaj PDK-së është hiç më pak se 19 mijë euro. Lëvizja Vetëvendosej ishte ankuar në PZAP se PDK ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike. Një ankesë ka qenë për shkak të vendosjes së një posteri të kandidates për deputete, Blerta…
Lajme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Partinë Demokratike të Kosovës.
Gjoba ndaj PDK-së është hiç më pak se 19 mijë euro.
Lëvizja Vetëvendosej ishte ankuar në PZAP se PDK ka shkelur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike.
Një ankesë ka qenë për shkak të vendosjes së një posteri të kandidates për deputete, Blerta Deliu- Kodra në rrugën ‘Osman Geci’ në Skenderaj, një tjetër për posterin tek rruga ‘Pazari i Vjetër’ po ashtu në Skenderaj, ankesa e tretë ka qenë për posterin e Mërgim Lushtakut po ashtu tek rruga ‘Pazari i Vjetër’ dhe e fundit për posterin e Lushtakut tek rruga ‘Osman Geci’.
Sipas të dhënave thuhet se është shkelur neni 34, paragrafi 2 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Partia Demokratike e Kosovës është përgjigjur në këto ankesa duke thënë se pretendimet janë pabazë. Sipas PDK-së, Blerta Deliu- Kodra dhe Mërgim Lushtaku, para fillimit të fushatës kishte marrë pëlqimin dhe lejen e shfrytëzuesve të hapësirës publike.PDK thotë se Deliu- Kodra dhe Lushtaku kanë nënshkruar kontratë me ‘Foto Kabashi’ për shfrytëzimin e hapësirave reklamuese.PZAP ka gjetë se ankesa është e bazuar për shkak se është konstatuar vendosja e bilbordeve të dy kandidatëve për deputetë dhe se ka vlerësuar kontratat e bashkëngjitura nga PDK.
Në lidhje me këtë gjobë, PDK ka 15 ditë afat për ta paguar atë.
PZAP javën e kaluar ka dënuar po ashtu edhe LDK, Vetëvendosjen e parti të tjera./Lajmi.net/
https://pzap.rks-gov.net/category/vendimet/