Sherr për një femër, goditet me thikë 20-vjeçari

Sherri për një femër për pak i ka rrezikuar jetën një 20-vjeçari i cili u qëllua me thikë. 

Lajme

31/08/2014 18:01

Ngjarja mbrëmë ndodhi në ambientet e një lokali në lagjen “Salo Halili” në Shkodër kur K.M, 17 vjeç dyshohet se ka goditur me thikë 20-vjeçarin me iniciale E.R.

Sipas policisë ky i fundit i kishte kërkuar adoleshentit të mos i ngacmonte të dashurën.

Mes tyre ka nisur fillimisht një debat dhe pas fjalëve fyese të ndërsjella, 17-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe goditi të riun.

Më pas ai u largua me shpejtësi ndërsa i plagosuri u transportua në spitalin e Shkodrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se po punohet për kapjen e adoleshentit. (Noa)