Sherr në një institucion: Viktimë personi zyrtar, dyshohet se u sulmua
Një rrahje mes dy personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë. Ngjarja e cila ka ndodhur rreth orës 10:15 është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. I njëjti tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka pranuar informatën për…

Lajme
Një rrahje mes dy personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë.
Ngjarja e cila ka ndodhur rreth orës 10:15 është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
I njëjti tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka pranuar informatën për sulm fizik, ka intervistuar palët e përfshira dhe dyshimet janë ngritur se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme që palët kishin mes vete.
“Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe hetimi vijon në procedurë të rregullt”, tha Borovci.