Sherr mes fqinjëve në Tiranë, 34-vjeçari plagos me thikë e mjete të forta babë e bir

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një konflikt të ndodhur mes disa banorëve në një pallat në Tiranë pasditen e së mërkurës. Policia tha se ngjarja ndodhi në rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi Kristjan Thaçi 34 vjeç,…

Lajme

01/01/2025 18:23

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një konflikt të ndodhur mes disa banorëve në një pallat në Tiranë pasditen e së mërkurës.

Policia tha se ngjarja ndodhi në rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi Kristjan Thaçi 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin Marjo Miha 21 vjeç dhe me sende të forta shtetasin A.N, 60 vjeç.

Të plagosurit (babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.