Shërbimi sekret serb BIA i ndalon dy shtetas izraelitë në lidhje me trazirat në Beograd

Shërbimi sekret i Serbisë (BIA), ka ndaluar dy shtetas izraelit lidhur me protestat që kanë shpërthyer në Beograd.

Lajme

09/07/2020 19:01

Siç raportojnë mediat serbe, bëhet fjalë për R.L (1999) i lindur në Ukrainë dhe A.F (2002) i lindur në Kirgistan.

I pari kishte hyrë në Serbi më 19 qershor, derisa i dyti më 3 korrik.

Të dy ishin ndaluar mbrëmjen e djeshme, derisa ishin liruar shpejtë pasi prokuori dhe gjyqtari kishin konstatuar se nuk ka ndonjë bazë për të marrë ndonjë vendim tjetër.

Protestat në Serbi kanë shpërthyer si kundërshtim rreth vendimit të Vuçiqit për orë policore shkaku i pandemisë.