Shërbimi sekret gjerman kishte rol kyç në vrasjen e Osama bin Laden
Sipas gazetës Bild am Sonntag, pohohet se BND i ka transmetuar informacione të rëndësishme shërbimeve sekrete amerikane në lidhje me liderin e Al Kaedës, Osama bin Laden.

Bota
Pretendohet se Shërbimi Federal Informativ i Gjermanisë (BND) ka ndihmuar në eliminimin e liderit të organizatës terroriste Al Kaeda, Oasma bin Laden, transmeton AA.
Bild shkruan se informacionet e siguruara nga BND kanë patur një rol të veçantë në operacionin për kapjen e Bin Laden.
Më tej theksohet se një person i shërbimeve informative të Pakistanit i ka transmetuar informacione BND-së në lidhje me vendndodhjen e Osama Bin Laden-it.
Osama bin Laden, në vitin 2011 u vra nga ushtarët amerikanë në rajonin Abbotabad të Pakistanit.