Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës pezullon kërkimet për 29 vjeçarin në Burrel: Rrezikshmëri e lartë në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se kanë pezulluar kërkimet për personin e zhdukur në Burrel, aksident ky i cili ishte shkaktuar nga rrëshqitja e dheut në një fabrikë të pasurimit të kromit. Në njoftimin e tyre thuhet se kërkimet janë pezulluar për shkak të të rrezikshmërisë së lartë në terren, transmeton Telegrafi.…

Lajme

07/05/2025 15:26

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se kanë pezulluar kërkimet për personin e zhdukur në Burrel, aksident ky i cili ishte shkaktuar nga rrëshqitja e dheut në një fabrikë të pasurimit të kromit.

Në njoftimin e tyre thuhet se kërkimet janë pezulluar për shkak të të rrezikshmërisë së lartë në terren, transmeton Telegrafi.

“Më datë 03.05.2025, kemi pranuar një thirrje për ndihmë në pjesën veriore të Shqipërisë, në Burrel, lidhur me një aksident të shkaktuar nga rrëshqitja e dheut në një fabrikë të pasurimit të kromit. Aksidenti ishte shkaktuar nga një vërshim uji nga një prej rezervuarëve ujëmbledhës, i cili kishte rrëmbyer një mjet pune, dhe dyshohej se bashkë me të ndodhej edhe një person i zhdukur.
Një skuadër nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, në bashkëpunim me Shërbimin e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, u nis menjëherë drejt vendngjarjes”, thuhet në njoftimin e tyre.

Po ashtu, theksohet se pas  inspektimit fillestar të zonës, u realizua një kërkim i kujdesshëm, por për shkak të rrezikshmërisë së lartë në terren, të gjitha procedurat e mëtejshme u pezulluan.

“Kërkimi dhe vlerësimi i terrenit vazhdoi edhe më datë 04.05.2025, ku u konstatua se çdo veprim tjetër operacional paraqiste rrezik serioz për ekipet e angazhuara. Për këtë arsye, u mor vendimi për të pezulluar operacionin deri në një informacion të dytë nga strukturat shtetërore”, bëhet e ditur në njoftim.