Shërbimet falas për funerale, krizë për kompanitë që kryejnë këtë shërbim (Video)

Kompania Piramida të premten nuk e kreu asnjë shërbim funeral, edhe pse patën kërkesa.

Lajme

08/05/2015 20:30

Kjo kompani po e fajëson Bashkësinë Islame të Kosovës në Prishtinë, që ia morën  të drejtën e veprimtarisë.

BIK-u i kishte thënë pronarit të Kompanisë Piramida se vetëm ata ishin të autorizuar që ti kryejnë shërbimet funerale.

Sipas tij, vendimi i komunës së Prishtinës që ka vendosur që nga 1 maji t’u mbulojë shpenzimet e varrimit të qytetarëve të saj, nuk favorizon as kompanitë e as institucionet fetare për ta kryer këtë punë.

Nga ana tjetër zyrtarët e komunës shprehen që kompanitë private mund të bëjnë ankesa për këtë çështje. (KlanKosova)

YouTube player