Shënohet viktima e parë e këtij sezoni në plazh, vdes një i moshuar

Një 73-vjeçar ka humbur jetën sot në Qerret të Kavajës, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det. Sipas Policisë atje, viktima është shtetas shqiptar, banues në Kavajë. “Rreth orës 10:00, në Qerret, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi…

Lajme

12/06/2025 12:08

Një 73-vjeçar ka humbur jetën sot në Qerret të Kavajës, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det.

Sipas Policisë atje, viktima është shtetas shqiptar, banues në Kavajë.

“Rreth orës 10:00, në Qerret, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, sipas njoftimit të policisë.